Studentët kërkojnë që provimet t’i japin në fakultet

Shpërndaje

Universitete të caktuara në vend akoma nuk kanë vendosur nëse sesioni i provimeve të qershorit do të realizohet online ose me prezencë fizike. Nga Ministria e Arsimit thonë se do të takojnë rektorët dhe nëse paraqitet nevoja do të bëhen edhe ndryshime në dekretet ligjore. Studentët e Universitetit Kirili dhe Metodi kërkojnë që provimet të mbahen me prezencë fizike, ndërsa sesioni i provimeve të shtyhet deri më 14 korrik.

Nëse sesioni i provimeve vazhdohet deri më 14 korrik do të mundësoj më shumë termine për mbajtjen e provimeve. Me këtë nuk do të krijohet kaos që në fillim të sesionit në qershor dhe studentët të shkojnë të papërgatitur në fakultet- deklaroi Borjan Eftimov, Kryetar i Parlamentit Studentor në USHKM.

Prezencë fizike kërkojnë edhe studentët e Universitetit “Nënën Tereza”, si formë më e besuar për vlerësimin e tyre.

Por edhe nga java e fundit është realizuar një anketë, që nga rezultati I anketës ka dal që shumica e studentëve janë kundër provimeve online dhe dëshirojnë ti mbajnë provimet me prezencë fizike në universitet sepse kështu besojnë në vlerësimin e tyre. Besoj që javët në vijim do të vendoset duke pas parasysh edhe situatën në të cilën gjendemi- pohoi Hajrie Farizi, kryetare e Unionit të Studentëve “Nënë Tereza”

Nga Universiteti Shtetëror i Tetovës thanë për Alsat se kjo çështje do të shqyrtohet pas 22 majit kur edhe përmbyllen të gjitha ligjëratat. Ndërsa, nga UEJL-ja sqaruan se është propozuar që ky sesion i provimeve të realizohet 80 % me prezencë fizike sepse objekti mundëson respektimin e rekomandimeve shëndetësore./Alsat-M