Takohen dy ish-bashkëpartiakët, Kurti i shkon në zyrë Ahmetit

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mëngjesin e së enjtes ka vizituar Komunën e Prishtinës.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, nuk ka dalë që ta pres atë të hyrja e objektit të komunës, por e ka pritur atë në korridorin e komunës që çon për tek zyra e tij.

Kurti është i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti dhe Ahmeti pas takimit, pritet të prononcohen edhe për medie.

Ky takim vjen pas një kohe të gjatë ndërmjet tyre, derisa po mbahet në objektin e Komunës së Prishtinës.

Pas shumë kohësh, Kurti takon Shpend Ahmetin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot do të vizitojë Komunën e Prishtinës.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se Kurti do të kryej këtë vizitë në ora 10:00, në objektin e vjetër të Komunës.

“Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 28.05.2020: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftim.