Taravari e fiton betejën me gurorën e Çegranit

Shpërndaje

Qeveria në seancën e sotme e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Ekonomisë për ta shfuqizuar marrëveshjen për guroren për eksploatimin e lëndëve minerale në fshatin Çegran të Komunës së Gostivarit.

Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i Gostivarit, Arben Taravari i cili thotë se fitorja e kësaj beteje ka qenë e fuqishme dhe fitorja i takon banorëve të Çegranit, pasi “ata e meritojnë më të mirën”.

Rasti identikë është edhe me guroret në Llabunishtë të Strugës por atje vazhdojnë të punojnë bile edhe në kohë të pandemisë për arsye se atje nuk ka kush të mbrojë banorët sepse edhe Kryetari i Komunës edhe Ministri i Ekonomisë janë nga radhët e BDl-së.

Ja çka shkruan Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari:

Në vitin 2019-të si kryetar i Komunës së Gostivarit, u zotova se në rrugë ligjore nuk do të lejoj fillimin e punës në guroren e fshatit Çegran, dhe sot kështu ndodhi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka miratuar propozimin e Ministrisë kompetente për ta shfuqizuar marrëveshjen për guroren për eksploatimin e lëndëve minerale në fshatin Çegran.

Ne si pushtet lokal zhvilluam betejë të fuqishme për këtë guror dhe nga vendimi ynë nuk na zbrapsi asgjë.

Çegrani meriton më të mirën!