Taravari reagon pas lajmeve në disa portale: Së shpejti shihemi në fushë të mejdanit!

Shpërndaje

Pas lajmeve të ndryshme në disa portale, se dega e Tetovës ka probleme dhe kreu i ASH-Tetovë do të kalojë në Lëvizjen BESA, ka reaguar edhe sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari. Ai thotë se Aleanca çdo ditë rritet dhe së shpejti do të shihemi në fushë të mejdanit, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Alenacës për shqiptarët çdo ditë i bashkangjiten antarë të gjithë partive, por edhe shumë qytetarë të pamvarur, që koalicionin Aleanca-Alternativa e shohin si opsion i vetëm që mund të sjell ndrsyhimin historik për shqiptarët në RMV.

Nuk fitohen zgjedhje me lajme të rejshme, qytetarët presin programe konkrete qeverisëse, për të përmirsuar jetën e tyre!

Së shpejti shihemi në fushë të mejdanit.