Të ejten hapen objektet fetare dhe do të ndryshojë orari i lëvizjes

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, bashkë me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, kreun e Ipeshkviseë së Kosoveës, Imzot Dodë Gjergji, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha, kanë mbajtur konferencë për media, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Në këtë konferencë Vitia ka njoftuar se nga dita e enjte do të hapen objektet fetare dhe orari i levizjeve të qytetarëve do të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 21:00.

“Zero raste ishin mbrëm, kjo nuk ka ndodhur që nga data 13 mars, kjo ka ndodhë falë bashkëpunimit me qytetarët tanë, janë realizuar mbi 13 mijë teste dhe rreziku ende nuk ka kaluar. Masat në fillim ishin më të vështira ndërsa nga 4 maji ka filluar lehtësimi i masave. Pas diskutimit në javën e kaluar jemi të gatshëm për lëhtësimin e masave më tej. Ndër masat lehtësuese janë edhe ato të objekteve fetare të cilat do të hapen më 28 maj, edhe orari për lëvizje do të ndryshojë do të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 21:00. Do të mbyllet karantina. Në fazën e tretë shihen masat tjera vlerësuese në të cilat do të shlirohet ekonomia”, ka deklaruar ministri Vitia, raporton Zeri.info.

Tutje ka shtuar se maskat, mbajtja e distancës dhe higjena duhet të vazhdojnë të mbahen.

“Përdorni maskat në market zyrë, floktari, te mjeku, në autobus, vendosni maskat cdo here cdo kund, mbani distancën si në shtëpi rrugë dhe kudo, shmangni vizitat te familjarët, virusi kalon nga një shtëpi tek tjetra kur bëni vizita familjare, le t’i ruajmë ata që i duam më së shumti”, ka thënë Vitia.

“Do të doja t’i heqim masat dhe të kthehemi në realitet, shkollat dhe cerdhet do të hapen, por distanca dhe mjetet duhet të mbahen, kufijtë do të hapen por masat mbrojtëse duhet të perdoren”, ka thënë Vitia.

Ai tha se vala e dytë e virusit nuk dihet, nuk mund të kemi përgjigjje.

Dtejtori i ISHKP-së, Naser Ramadani, ka thënë se muaji prill ka qenë mesi i epidemisë, duke shtuar tutje se kufizimet kanë shpetuar jetë.

“Situata epidemiologjike sot më duket më e qëndrueahme se ditëve më parë, duke patur parasysh se ju keni pyetur gjatë gjithë kohës për valën e dytë, ne kemi kaluar një etapë të lakores ku mesi i epidemisë ka qenë në muajin prill. Ka qenë e frikshme të mendojmë se ku kemi mundur të jemi nëse s’ju kishim përmbajtur masave që janë kërkuar nga IKSHPK-së, kufizimet kanë shpëtuar jetë”, ka thënë ai.

Drejtoresha e Klinikeës Infektive teë QKUK-seë, Lindita Ajazaj Berisha, ka thënë se QKUK do të vazhdojë të qëndrojë në gatitshmëri të qytetarëve.

Kreu i Bashkeësiseë Islame teë Kosoveës, Myftiu Naim Teërnava, ka thënë se qytetarët së bashku kanë arritur në dobësimin e virusit.

“Ia arritëm qe ta do dobësojmë këtë vitus që të hapen dyert e Zotit, të hapen xhemitë e kishat”, përfundoi ai.

Imzot Dodeë Gjergji: “Gjatë gjithë ksaj kohe jemi lutur për popullin tonë. Qytetarët kanë qenë të dëgjueshëm tanimë mund të kthehen në Kisha e xhamoa, virusi është mes nesh, duhet të heqim maskat përball botës, por sot duhet të mbajmë maskat”, tha ai.