Tërmet 5.8 në Detin Mesdhe, lëkundjet u ndjenë në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Shpërndaje

Një tërmet ka rënë në Detin Mesdhe para pak minutave. Lëkudjet ishin me magnitudë 5.8 të shkallës rihter.

Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra ishte 240 km në jugperëndim të Methonis të Greqisë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Greqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Sipas EMSC ky tërmet klasifikohet si tërmet i shkallës 3.

Tërmeti me thellësi 10 kilometra ka dhënë alarmin për cunami. Sipas ESMC shtetet që rrezikohen për cunami nga ky tërmet janë: Greqia, Turqia dhe Libia.

https://www.emsc-csem.org/Earthquake/earthquake.php?id=859843