Thaçi: Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi deri më 29 maj dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se do ta respektojë vendimin.

Njoftimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH

Gjykata Kushtetuese sot vendosi që përkohësisht ta pezullojë vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që dje përmes një dekreti e ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Kjo është bërë pas kërkesës së 30 deputeteve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, që kanë kërkuar që fillimisht të pezullohet vendimi deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses.