Thaçi kërkon karantinë për Bajram: Ta marrim shembull Turqinë (Video)

Shpërndaje

Sot, Partia Demokratike Shqiptare mbajti konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjet e fundit. Fillimisht, mori fjalën bartësi i listës për deputet në zonë zgjedhore 1, Nimetulla Demiri e më pas kryetari i PDSH-së vazhdoi komunikimin me mediat.

Gazetari: “A mendoni se duhet të hapen xhamitë për faljen e Bajramit?”

Çdo dimenzion jetësor bëhet i rrezikshëm kur tentohet të politizohet, pas politizimit zakonisht ekziston manipulim apo tentim për të manipuluar për interesa të caktuara grupore, më atraktive është të thuhet partiake, ende më atraktive nëse thuhet për qëllime të pushtetit. Ju e dini se në karierën time asnjëherë nuk jam përgjigjur në aspekt jo të sinqertë, manipulues apo përfitues, personalisht për vete dhe për partinë. Jemi në situatë serioze dhe mendoj se të gjithë ne dhe qytetarët në këtë luftë të vështirë të cilën besoj se do ta fitojmë, me udhëheqjen e eskpertëve shëndetësor, mjekët dhe ne duhet t’i dëgjojmë ata, pa i dëgjuar oficerët e kësaj lufte, e kemi të vështirë ta fitojmë luftën, por edhe nëse e fitojme, do ta fitojmë me pasoja shumë të mëdha.

Çështja e dytë, ne edhe pse si shtet nuk bëjmë pjesë në shtetet e zhvilluara shumë, duhet të ndjekim se si sillen shtetet e zhvilluara perëndimore, në anën tjetër si muslimanë duhet t’i ndjekim shtetet e zhvilluara që kanë shumicë absolute muslimane si shembull Turqinë, dhe t’i besojmë këtyre shteteve, dhe sidomos e kam ndjekur pozicionimin e qeverisë Turqisë, institucioneve shëndetësore të Turqisë, Presidentit të Turqisë dhe vazhdoj të them se Turqia si shtet me mbi 90% muslimanë ka një veçori nga shtetet tjera muslimane sepse është anëtare e NATO-s dhe është testuar me një pushtet demokratik nëpërmjet votës lirë dhe zgjedhjeve demokratike, për këtë arsye nuk bëj pjesë te njerëzit që duan të manipulojnë me poena politikë, duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdes’shëm, pandemia nuk ka kaluar, unë sot qëndrim të prerë decid nuk do të marr, vetëm do ju sugjeroj qytetarëve të dëgjojnë mjekët që njohin, që kanë familje, shoqërinë e tyre, mjekët të cilët nuk i njohin dhe flasin në publik, dhe institucionet shëndetësore të cilët janë përgjegjësit kryesorë dhe njerëzit të cilët na udhëheqin në këtë drejtim.

Gazetari: “Kur mendoni se është koha e përshtatshme të mbahen zgjedhjet dhe si vlerësoni pozicionin e BDI-së që nuk jep asnjë datë të caktuar duke ruajtur balancin mes VMRO-së dhe LSDM-së?”

Ne jemi të përgaditur për të hyrë në zgjedhje, qëndrimin tonë e dini se është i lidhur me ligj, me kushtetutë, qëndrimi jonë është që prej ditës që ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme, pas 22 ditëve të kemi zgjedhje, jemi të lidhur me procedura, duhet t’i respektojmë këto procedura sepse bëhet një kaos shumë i madh. Ashtu si përherë Ali Ahmeti gjihmonë shtiret se është për çështje të konsensusit, ai asnjëherë nuk ka treguar gatishmëri për ndarje të pushtetit por vetëm për sundim dhe pasje të pushtetit, kjo është manipulim i rradhës i Ali Ahmetit, sepse opinioni e sheh në publik qëndrimin e Ali Ahmetit që nuk jep datë, por brenda në takimet e liderëve dhe drejtuesve institucional po u përkujtoj, Talati e kundërshtoi rimbledhjen e Parlamentit, rimbledhja nëse nuk bëhet, detyrimisht me procedurë shkohet në zgjedhje pas 22 ditëve. E dyta, Ali Ahmeti sillet kinse e don konsesusin, ndërsa Talati ka qëndrim që atë ditë që presidenti ta largojë gjendjen e jashtëzakonshme, ai atë ditë e ka forcën ligjore që ta dekretojë datën, kështu që nuk ka qëndrim korrekt, qëndrimi jonë përafërsisht e patë edhe qëndrimin e raportuesit të Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, janë gati se të njejta, Maqedonisë për shumë arsye i duhen zgjedhjet, për ne shqiptarët arsyeja e parë është që nëpërmjet këtyre zgjedhjeve ta largojmë BDI-në prej pushtetit dhe prej institucioneve. Sot sigurisht nuk kemi kohë as mundësi por besoj se shumë shpejtë do të kemi mundësi të spjegojmë dallaveret dhe manipulimet e BDI-së, më lejoni vetëm një manipulim t’a sqaroj, ju kujtohet në fillim të pandemisë se vërejtjet e PDSH-së kanë qenë që ne zonat ku jetojnë shqiptarët se mungojnë epidemiolog dhe infektolog, mungojnë shtretër që përmbushin kushtet e trajtimit intenziv, se në Tetovë duhet të krijohet spitali i veçantë siç është Leshka, se në zonat e shqiptarëve numri i testeve është i vogël dhe duhej të ritet, këto nënkuptojnë qëndrimet e fundit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe kryetares së Komunës Tetovë, unë i kam pritur dy-tre ditë që BDI-ja dhe drejtuesit e BDI-së ngadalë po e hudhin fajin popullit shqiptar në Tetovë, Çair dhe vendet tjera se ne i kemi fajët se nuk i kemi respektuar masat, kjo sështë e vërtetë, të gjithë qytetarët sidomos shqiptarët maksimalisht i kanë respektuar masat, urgjenca për të mbajtur zgjedhjet për shqiptarët e Maqedonisë është largimi definitiv i BDI-së prej pushteti, ardhja e një force politike në pushtet e shqiptarëve e cila i ka kuadrot e përgaditura dhe që nuk vepron me nepotizëm dhe interesa të tjera, dhe nuk favorizon ekspertë që kanë diploma të diskutueshme dhe doktoratura të diskutueshme kështuqë mendojmë se zgjedhjet duhet të mbahen dhe ne mendojmë se në ato zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjitha forcat politike, sigurisht nuk do të jenë si zgjedhjet tjera, duhet të përkujdesemi për distancën, t’i respektojmë masat kufizuese.

Gazetari: “Pëse nuk merrni pjesë në takimet e liderëve por dërgoni përfaqësues, dhe si e komentoni përfaqësimin e shqiptarëve me 4 parti?”

Alia dhe Ziadini janë të dyshimtë për mua në aspektin shëndetësor, ishte shaka, qëndrimi im dhe i PDSH-së që në takimin e parë te Presidenti ju kujtohet që ka qenë që takimet te Presidenti paraqesin një pamje kompromentuese për forcat politike shqiptare, dy parti maqedone ndërsa 5-6 shqiptare, këtu bën pjesë edhe Presidenti që ka dëshirë të manipulojë, që nuk i respekton numrat, nuk respekton përfaqësimin, dhe që në atë takim kam thenë se ne nuk duam të marrim pjesë në këtë maskenball të politikës shqiptare, por ja që jemi të detyruar në këtë situatë pandemi të marrim pjesë, që mos të krijojmë opinion te qytetarët që ne jemi të pa interesuar që të kontribojmë, kompromisi është që merr pjesë niveli i dytë i drejtuesve të PDSH-së si nënkryetari i partisë z.Orhan Ibrahimi, z.Azem Sadiku, z.Frymzin Dauti dhe poashtu sekretari i PDSH-së z.Sali Ajdini, këto janë qëndrimet tona

Më lejoni që juve dhe familjeve tuaja, njerëzve që i keni rreth jush dhe i doni të ju uroj Bajramin, është festë e madhe me vështirësi të mëdha, sugjerimi im është që së paku qoftë motër, vëlla apo fëmijë, dorën në zemër dhe 1.5-2 metër të ja urojmë Bajramin, faleminderit dhe shëndet.