Thaçi: “Sot në Burojë festuam 82 vjetorin e lindjes së babait tonë”

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se sot në Burojë kanë festuar 82 vjetorin e lindjes së babait të tij.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se i janë mirënjohës e gjithë familja për gjithçka që ka bërë për ta.

“Sot në Burojë festuam 82 vjetorin e lindjes së babait tonë, Haxhi Sinan Thaçi, që me aq përkushtim, sakrifica dhe dashuri na rriti, edukoi dhe orientoi në jetë, me dashurinë për atdheun. Babait Haxhi i jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për familjen tonë, dhe i shprehim urimet më të mira: shëndet, qetësi dhe pleqëri të mbarë”, ka shkruar Thaçi.