Thaçi takon ambasadorët e QUINT-it: Respektimi i Kushtetueses, vitale për demokracinë

Shpërndaje

Në këtë takim, përveç ambasadorëve të QUINT-it ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, teksa temë diskutimi ishte rikuperimi ekonomik pas koronavirusit, si dhe forcimi i institucioneve demokratike.

Thaçi me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se respektimi i Gjykatës Kushtetuese, është vitale për demokracinë.

Postimi i plotë:

Takim i mirë me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesen e BE-së, për të diskutuar për rikuperimin ekonomik pas COVID-19 dhe forcimit të institucioneve demokratike. Respektimi i institucioneve të pavarura, specifikisht Gjykatës Kushtetuese, është vitale për demokracinë.