Thaçi: Të gjithë duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se të gjithë duhet të respektojnë vendimin që do të marrë Gjykata Kushtetuese.

Thaçi ka pohuar se askush nuk duhet të bëjë presion e as kërc*ënime këto ditë, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë duhet ta respektojnë procesin elektoral të 6 tetorit. Askush nuk ka të drejtë të mbajë të uzurpuar asnjë zyrë te institucioneve e ne veçanti pas vendimit të Kuvendit të Kosovës. Askush nuk e di se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, askush nuk mund të paragjykojë, të gjithë duhet të punojnë. Askush nuk mund ta destabilzojë shtetin, as funksionimin e institucioneve demokratike”, ka thënë presidenti.

Thaçi po ashtu ka thënë se nuk duhet të ketë demonstrime, që janë në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së.

“Vendimin e Gjykatës do ta respektojmë, por është e rëndësishme të mos ketë presione e kërcënime e demonstrime që biejnë në kundërshtim me rekomandimet e IKSHPK-së”.