Thirrjet për protestë janë bërë përmes Viber-it, “hyra në Kuvend në shenjë falënderimi, sepse VMRO-ja më punësoi”

Shpërndaje

Përmes një grupi në viber me të cilin kanë udhëhequr njerëz nga VMRO-DPMNE-ja, janë dakorduar protestat e 27 prillit, kur turma hyri në Kuvend. Në lëndën gjyqësore për organizatorët e ngjarjes, dëshmoi Antonio Koçkov i cili ka marrë pjesë në shumicën e protestave.

Antonio Koçkov, dëshmitar:

-Kishim Viber grup përmes të cilit dakordoheshim për protestat. Nuk e di kush i jepte instruksionet. Më 27 isha i pranishëm në protesta, hyra në Kuvend në sallën ku mbahen seancat, ndërsa pasi më panë personat që duhej të më shohin, për shkak se hyrja ishte si falënderim për atë që më ka punësuar partia, unë desha të shkoj, por nuk e dija ku të dilja, kështu që u gjenda në sallën ku fizikisht sulmoheshin deputetët.

Koçkovi theksoi se gjithmonë është apeluar që protestat të jenë të qeta, por në pyetjen shtesë të këshillit gjykues, tha se nuk mund të thotë nëse VMRO-DPMNE-ja i ka organizuar protestat ose vetëm i ka mbështetur. Në sallën gjyqësore erdhi edhe kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski, i cili tha se disa herë në seancën konsultative ka kërkuar të kalohet në pikën e dytë të rendit të ditës – zgjedhja e kryetarit të Parlamentit, gjë për të cilën ka marrë mbështetjen e shumicës, por këtë nuk e ka lejuar kryeparlamentari i atëhershëm, Trajko Veljanoski.

“Para Gjykatës e thashë atë që kisha për të thënë, në lidhje me pyetjet, nismat, për gjithë atë që kam pasur mundësi sipas Rregullores për të kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit. Kështu që Gjykata duhet t’i vlerësojë ata prova”, tha Oliver Spasovski, dëshmitar.

Spasovski, gjatë dëshmimit tha se në koordinimin nuk ka pasur pajtim nga përfaqësuesit e tjerë të partive politike, që të kalohet në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.

“Edhe më e rëndësishme është gjendja duke pasur parasysh se është deputet nga viti 2006 që atëherë nuk ka qenë asnjëherë e ndërprerë pika në momentin kur ka deputetë të paraqitur për ta marrë fjalën, të kalohet në pikën tjetër. Ai veprim i Trajko Velanovskit është kryesisht sipas Rregullores dhe rregullave”, tha Elenko Millanov, avokat.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-ministri i Arsimit, Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Në hetim ishin përfshirë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-agjenti Nikolla Boshkovski, por procedura kundër tyre është ndërprerë derisa të bëhet të qasshëm për organet e ndjekjes.
Ata ngarkohet për veprën penale “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Sipas PPTH-së, të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe realizuar një plan për ta pamundësuar dorëzimin paqësor të pushtetit. Për këtë qëllim, i kanë organizuar dhe materialisht i kanë përkrahur protestat masive, së pari para KSHZ-së, kurse pastaj edhe protestat e Nismës “Për Maqedoni të Përbashkët”, të cilat përshkallëzuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill./TV21