Top Story sonte me dokumentarin “Trimat e Kumanovës”, detaje me të pathëna dhe intervista ekskluzive (Video)

Shpërndaje

Top-Channel përmes emisionit “Trimat e Kumanovës” sonte sjell prapaskena dhe rrëfime nga ngjarja e 9 dhe 10 majit të 2015 në Kumanovë.

“Si sot 5 vjet më parë, mitroloz dhe artileri e rëndë u derdh mbi shqiptarët e Kumanovës.

Aty ishin të strehuar rreth 50 ish-ushtarë të UÇK-së.

Ky incident i rëndë për pak desh ndezi një luftë të fortë ndëretnike.

Kush i futi në kurth trimat e Kumanovës?

A ishte ky një skenar i Gruevskit për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tij politike?

Një dokumentar me detaje të pathëna dhe intervista ekskluzive nga bu*rgu, për betejën e Kumanovës”, thuhet në njoftimin e TCH.