Trudeau: Kufiri Kanada-SHBA do të mbetet i mbyllur deri më 21 qershor

Shpërndaje

Kanadaja dhe SHBA-ja ranë dakord që ta mbajnë kufirin e tyre të përbashkët të mbyllur deri më 21 qershor, për udhëtimet jothelbësore, për shkak të pandemisë koronavirus, njoftoi sot kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

“Ky është një vendim i rëndësishëm, që do të mbrojë njerëzit në të dy anët e kufirit”, tha ai gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp.

Të dy vendet rënë dakord bashkarisht për ta mbyllur kufirin e tyre, më i gjati në botë, më 21 mars, përveçse për transportin e mallrave dhe produkteve ushqimore.