Turqia dërgon ndihma mjekësore për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (Video)

Shpërndaje

Avioni ushtarak i Turqisë me ndihma mjekësore për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusi të ri (COVID-19) u nis nga kryeqyteti Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia vazhdon ndihmat e saj mjekësore për shtetet të cilët janë prekur nga COVID-19.

Me udhëzim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për të mbështetur luftën kundër COVID-19, në Maqedoninë e Veriut dërgoi 75.000 maska kirurgjikale, 10.000 dorëza nitrile, 10.000 kominoshe mbrojtëse, 2.000 syze mbrojtëse, 2.000 maska N149; ndërsa në Shqipëri 75.000 maska kirurgjikale, 4.000 dorëza nitrile, 2.000 kominoshe mbrojtëse dhe 2.000 syze mbrojtëse.

Materialet mjekësore të përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, u ngarkuan në avionin e Forcave Ajrore Turke (TSK) në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara. Pasi përfundoi ngarkimi, avioni u nis për në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

-“Do të vazhdojmë të zgjasim dorën e mëshirës së Turqisë anembanë botës”

Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ibrahim Altan, në deklaratën për gazetarët tregoi se përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë dërguar ndihma në Dominik, Haiti, Poloni dhe Moldavi.

Ai tregoi se numri i vendeve ku kanë dërguar ndihma si institucion është rritur në 17. “Do të vazhdojmë me organizimet. Me mbështetjen e popullit tonë do të vazhdojmë të zgjasim dorën e mëshirës së Turqisë anembanë botës. Vendet që kërkojnë ndihma e falënderojnë Turqinë”, u shpreh Altan.