“TVSH-ja ime”: Fillon pagesa për muajt janar, shkurt dhe mars

Shpërndaje

Ka nisur pagesa e kthimit të TVSH-së për muajt janar, shkurt dhe mars për të gjithë qytetarët që kanë skanuar përmes aplikacionit “TVSH-ja ime”.

Siç njoftojnë nga DHP, gjatë këtij tre mujori kanë skanuar 49.946.278 llogari fiskale ndërsa kthimi për këtë tre mujor është 343.803.953 denarë, përkatësisht 5.590.000 euro.

Numri total i përdoruesve të aplikacionit ‘TVSH-ja ime’ është 279.489 dërsa 8.700 qytetarë kanë dhuruar mjetet për luftimin e Covid-19.

Pagesa kryhet në disa etapa dhe, siç thonë nga DHP, do të përfundojë në afat ligjor.