U filmua duke bërë skena të turpshme, policia përjashton efektivin: Shkeli rëndë kodin e etikës! (Video)

Shpërndaje

Mbrëmjen e djeshme është bërë virale një video-skandal ku një makinë policie, me logon e Policisë së Shtetit me targa AA 589 RR e cila qëndron në mes të rrugës e më pas një vajzë qëndron në xhamin e makinës.

Polici që qëndron në timonin e makinës së policisë së shtetit nuk nguron të bëj skena të turpshme me vajzën duke mos u shqetësuar se është në orarin e punës, i veshur me uniformën e Policisë së Shtetit.

Lidhur me këtë ka reaguar sot policia e Shtetit e cila bën me dijë se pas publikimit tëvideos ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, duke cenuar imazhin e Policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për të filluar menjëherë hetimin disiplinor.

Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, identifikuan punonjësin e Policisë, i cili është shtetasi M. K, punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Për këtë punonjës u bë pezullimi nga detyra dhe u mor masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit dë*non ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.