U miratua deklarata e Zagrebit, u konfirmua perspektiva evropiane për rajonin

Shpërndaje

Në kushte të krizës globale sanitare, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian arritën që ta mbajnë samitin e Zagrebit në rend dite, shenjë, sipas tyre, se rajoni mbetet “prioritet absolut” për BE-në, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Deklarata e miratuar dje përqendrohet fillimisht në krizën me virusin korona dhe solidaritetin mes të dyja palëve në tejkalimin e pandemisë dhe pasojave të saja socioekonomike.

Pakoja prej 3,3 miliardë euro e shpërndarë sipas nevojave të të gjitha gjashtë vendeve të rajonit dhe qasja deri te instrumentet vetëm e vendeve të hapura për vendet anëtare që t’iu mundësohet vendeve të rajonit më shpejtë dhe më efikas që të vijnë deri te pajisjet e nevojshme mbrojtëse dhe mjekësore, janë vetëm disa nga iniciativat të cilat BE-ja i zbaton që ta shfaqë përkushtimin e saj drejtë Ballkanit.

Ndërsa, sapo të fillojnë negociatat për buxhetin shumëvjeçar të Bashkimit Evropian (2021-2027), BE-ja u angazhua se kujdes të veçantë do t’i përkushtohet Ballkanit Perëndimor përmes vendosjes së të ashtuquajturit Plan Ekonomik dhe Investues, i cili ka për qëllim që ta ndihmojë rimëkëmbjen ekonomike të vendeve të rajonit.

Të gjitha fondet të cilat BE-ja do t’i vendosë në dispozicion për rajonin do të jenë lëndë e kontrollit të rreptë nga ana e institucioneve të BE-së, ndërsa në raste të keqpërdorimit të parave, përgjegjësia do të jetë penale.

Edhe pse samiti nuk ishte i dedikuar për zgjerimin si proces, angazhimi BE-së për perspektivën e rajonit nuk mbeti prapa, megjithatë në formë më të lehtë se porositë e dhëna në vitin 2000 dhe 2003 në Zagreb dhe Selanik.

Procesi i zgjerimit dhe negociatat për anëtarësim zbuluan mangësi të shumta me kalimin e kohës. Të dyja vendet të cilat për momentin negociojnë me BE-në, Serbia dhe Mali i Zi, dje ishin ranguar si “regjime hibride” gjegjësisht demokraci të paplota, që e konfirmon tezën e atyre vendeve anëtare të BE-së të cilat kërkonin ndryshim të procesit të bisedimeve, si Franca.

Në këtë kontekst, ngrohtësisht ishte përshëndetur miratimi i metodologjisë së re të negociatave, si dhe vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Metodologjia e re, përkujtuan krerët e BE-së, do të mundësojë edhe përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane për vendet të cilat kanë vullnet politik dhe kapacitet për këtë, përmes krijimit të procesit më efikas dhe më politik.

“Standardet demokratike ekzistojnë që të mundësojnë përshpejtim të procesit, negociatat janë proces transformues dhe sa më shumë që është vendi i angazhuar më shumë ka progres, cilido ‘qëndrim në parking’ nuk është nxitje”, deklaroi Andrej Plenkoviq, kryeministri kroat vendi i të cilit kryeson me BE-në deri më 1 korrik.

Kryeministri kroat vlerësoi se BE-ja kishte porositur lidhur me vendet e rajonit, ndërsa kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel përkujtoi se “deri para disa muajve”, BE-ja nuk ishte në gjendje të dakordohej me zgjerimin, duke aluduar në bllokadën për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vjeshtën e kaluar, dallime që janë tejkaluar sot, pohon BE-ja.

“Pikërisht për shkak të angazhimit tonë politik e kemi marrë vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe porosia jonë është shumë e fuqishme, ndërsa pas krizës me Kovid-19 do të jetë thelbësore të zhvillojmë një strategji të fortë, të investojmë në afat të shkurtër dhe të gjatë, që të ulen tensionet, për t’u zbatuar reformat”, shtoi Mishel.

Procesi, megjithatë, do të ngadalësohet në mënyrë të pashmangshme për shkak të krizës sanitare globale.

“Pandemia është një sfidë e madhe sa i përket afateve për procesin e zgjerimit,” pranoi kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lejen.

Megjithatë, për të, kriza mund të përdoret për të konsoliduar procesin.

Një nga propozimet e Komisionit është, që më vonë gjatë këtij viti, si pjesë e negociatave për buxhetin e BE-së të ofrojë edhe një “Plan Ekonomik dhe Investues” të gjerë, që t’u ndihmohet vendeve dhe kompanive të përballen me pasojat financiare të krizës.

“Nëse jemi të zgjuar dhe të bashkuar mund të përdorim krizën për t’u afruar, pas masave kufizuese do të pasojë dëm i madh ekonomik dhe nëse lëvizim drejt një programi të rimëkëmbjes, siç është paketa e investimeve, në të cilin do të përqendrohemi në ndërlidhje, digjitalizim dhe në Paktin e gjelbër, mundemi ta kapërcejmë këtë së bashku”, tha Fon der Lejen.

Perspektiva evropiane është konfirmuar nga ana e vendeve-anëtare dhe institucionet e BE-së, qëndron edhe në deklaratën përfundimtare, ndërsa kjo perspektivë mbetet kryesisht në duart e vendeve të rajonit dhe në kapacitetin e tyre reformues.

“Gjatë këtij takimi kemi pasur mundësinë të konfirmojmë edhe një herë perspektivën evropiane të partnerëve në Ballkanin Perëndimor, konfirmimi është një sinjal shumë i rëndësishëm që duhet të vazhdojnë reformat në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave”, tha kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel./MIA/