Universiteti i Tetovës njoftim për afatet e provimeve

Shpërndaje

Paraqitja e provimeve nga studentët do të bëhet online përmes www.unite.edu.mk (exams) vetëm me emailin zyrtar personal të studentit. Paraqitja online do të lejohet vetëm njëherë brenda afatit për studentin përkatës.

1. CIKLI I PARË I STUDIMEVE

Afatet Paraqitja Mbajtja

Qershor 1.6 deri 48 orë para mbajtjes së provimit

8.6 – 23.6.2020

Plotësues: Korrik 1.7 deri 48 orë para mbajtjes së provimit

3.7 – 20.7.2020

2.1 Studentët e rregullt dhe me korrespondencë, me status aktiv në semestrin veror 2019/20, të cilët kanë të regjistruar lëndë, paraqitjen e provimeve mund ta bëjnë vetëm në lëndët e regjistruara dhe dëgjuara gjatë semestrit dimëror, në lëndët që e kanë nënshkrimin e mësimdhënësve dhe nëse lëndët nuk kanë parakushte për provim lëndë tjera përkatëse;

2.2 Lëndët e semestrit veror 2019/20 të dëgjuara online, studenti mund t’i paraqet pa nënshkrimin e mësimdhënësit, vetëm nëse të njëjtën e ka dëgjuar rregullisht, në të kundërtën mësimdhënësi mund të mos e vlerësojë në provim.

2.2.1 Nënshkrimet studentët do t’i marrin ditën e provimit te mësimdhënësi i lëndës;

2.3 Paraqitja e provimeve nga studentët do të bëhet online përmes www.unite.edu.mk (exams) vetëm me emailin zyrtar personal të studentit. Paraqitja online do të lejohet vetëm njëherë brenda afatit për studentin përkatës.

2.4 Gjatë plotësimit online të lëndëve që paraqiten, studenti duhet t’i respektojë kriteret e caktuara dhe e bashkangjet foto ose pdf të etëpagesës (në emrin e Tij/Saj) për shumën e numrit të provimeve që i paraqet (një etëpagesë për të gjithë provimet);

2.5 Administrata do t’i miratojë dhe lejojë paraqitjen e provimeve nga formulari online të dërguar nga studenti, sipas kritereve dhe parakushteve në pikën 2.1.

2.6 Fletëpagesën origjinale të provimeve, studenti e dorëzon në administratë ditën e parë të pjesëmarrjes në provim në ndonjë lëndë të caktuar;

2.7 Pjesëmarrja në provim do të lejohet vetëm nëse studenti do t’i respektojë masat mbrojtëse të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së Covid19.,

2.8 Luten studentët në hapësirat e fakultetit të jenë prezent vetëm brenda termineve të provimeve të paraqitura.

Oraret e provimeve do të shpallen në ueb faqen e universitetit www.unite.edu.mk.