Valltarët e arkivolës: Qëndroni në shtëpi ose do të vallëzoni me ne (Video)

Shpërndaje

Në Ganë është zakon që të pikëlluarit të gëzohen përmes vallëzimit dhe muzikës dhe në këtë mënyrë t’i japin respektin e fundit jetës të cilën e ka bërë i ndjeri Afrikanët kanë edhe valltarët profesional të cilët janë të ushtruar për raste të tilla, duke vallëzuar me arkivolin e të vdekurit, shkruan më tek zeri.info. Katër apo gjashtë valltarë e mbajnë arkivolin me trupin e të ndjerit dhe bëjnë vallëzimin ritual, i cili është dinamik dhe energjik dhe në këtë mënyrë e festojnë gëzimin e jetës, në vend që në heshtje të vajtojnë të ndjerin.

Fenomenet e fundit të rjeteve sociale, falënderuan profesionistët e kujdesit shëndetësor që bënë përpjekje të mëdha për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Ata kanë përgatitur një video për të gjithë punonjësit shëndetësor ku falënderuan për punën që kanë bërë në këtë situatë.

Drejtuesi i ekipit, Benjamin Aidoo, në një mesazh video në Twitter, tha: “Falënderojmë të gjithë punonjësit e shëndetësisë në botë. Ata punojnë shumë dhe i shikojnë të gjithë. Mos harroni, qëndroni në shtëpi ose do të vallëzoni me ne.