Vedati i Stupcave: A vjen ajo ditë me shku n’dasëm?

Shpërndaje

Vedat Bajrami është aktori i njohur kosovar që me skeçet dhe stilin e tij humoristik ka bërë ta duan e simpatizojnë një masë e gjerë.

Roli që e bëri akoma më të dashur është ai i ‘Likit’, shkruan “Kosovarja”.

Ai është pjesëtar i grupit Stupcat, ku bashkë me dy humoristët tjerë Osman Azemin e Mensur Safqiun tani po shfaqen në Klan Kosova me emsionin e tyre ‘Oda e Stupcave”.

E meqë jemi në periudhën e pandemisë, ku pas lehtësimit të masave që pas tre muajve ende po dsikutohet a do të lehojen dasmat ose jo, Vedati sjellë një imazh për të na treguar e mori malli për to.

I veshur me kostum zotërish, ai shkruan “ A vjen ajo ditë me shku ‘ndasëm’.