Vëllezërit nga Tetova hapin një pus për bamirësi në Nigeri (Video)

Shpërndaje

Dy vëllezërit nga fshati Përshefcë-Tetovë Fadil dhe Safet Asani ditë më parë kanë dhuruar mjete financiare për hapjen e një pusi për ujë për pijë në vendin e quajtur Tagazar në shtetin e Nigerit.

Siç dihet në këtë vend të varfër është problematike sigurimi i ujit për pije dhe hapja e puseve është e vetmja zgjidhje dhe konsiderohet si investim solid.

Në disa vende të Afrikës ka mungesë të ujit dhe ushqimeve, por gjithnjë shfaqen njerëz solidar që që ndihmojnë në këtë drejtim.

Ndihma në Afrikë dërgojnë edhe organizata të shumta ndërkombëtare.