Vërtet, çka fshihet? Gjunjëzimi i shqiptarëve, açik e pa fshehje..!

Shpërndaje

Shkruan: Nijazi Muhamedi

Vërtet, çka fshihet? Gjunjëzimi i shqiptarëve, açik e pa fshehje..!

Gjendja e fundit e jashtëzakonshme, poashtu antikushtetuese,se nuk është miratuar nga parlamenti, mbaron më 16 maj. Përgjegjësinë e shpalljes e mori dhe e tha në konferencë shtypi vetë Presidenti Stevo Pendarovski, dhe atij pra i bie përgjegjësia të shqyrtojë, apo të ndalë qeverinë, e cila, me funksionet e mbledhura legjislativo-ekzekutive, dhe jashtë kontrollit të Kuvendit, i cili poashtu luan një lojë e poshtër, ka dalë përtej caqeve të funksionimit që ia lejon gjendja e jashtëzakonshme shëndetësore, dhe fshin lëmët në të drejtat e shqiptarëve përmes poashtu “përfaqësuesve” të tyre.

Insistimi tash për të vazhduar edhe 30 ditë këtë gjendje, për t’i kryer si duket edhe do punë të ngelura për të fshirë në lëmë të shqiptarëve, dhe atë në mënyrë poashtu antikushtetuese, me “besimin e qytetarëve që kanë në autoritetin kushtetues të Presidentit”, nuk duhet ta pranojë vetë Presidenti Pendarovski..!
Ky debat duhet hapur pa vonesë..!