Vjosa Osmani shtynë konferencën e paralajmëruar

Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shtyer konferencën e paralajmëruar për sot në ora 12:00.Në njoftimin e Kuvendit, nuk është treguar arsyeja pse është shtyer dhe as se kur është paraparë të mbahet.

“Konferenca për media e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e paraparë për orën 12:00, shtyhet.

Për kohën e mbajtjes do të njoftoheni gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.Po ashtu nuk është bërë e ditur se për çfarë do të flitet në konferencë.