Xhaferi u porositi liderëve të partive politike të gjejnë konsensus për datën e zgjedhjeve!

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas mbledhjes së Këshillit për Siguri te presidenti Stevo Pendarovski, theksoi se 14 ditët e reja gjendje të jashtëzakonshme duhet të shfrytëzohen nga liderët politik për të gjetur konsensus për datën e zgjedhjeve. Ai tha se një gjendje e tillë nuk mund të zgjasë deri në pafundësi. Ai tha se Kuvendi mund të përbëhet vetëm me votën e qytetarëve dhe se cikli zgjedhor nuk do të jetë si të mëparshmet ndërsa qytetarët duhet të mësohen të jetojnë me këtë gjendje.