Zaev me mbështetje për votimin elektronik dhe mundësi 16 orë për votim në ditën e zgjedhjeve

Shpërndaje

Votimi elektronik i zgjedhjeve, por edhe vazhdimi i orës për votim në ditën e zgjedhjeve janë mënyra të mira për shqyrtim, nëse edhe opozita pajtohet për mënyrën e tillë të zgjedhjeve, porositi sonte lideri i LSDM-së Zoran Zaev në intervistë për Telma.

“Nëse mundemi në mënyrë elektronike t’i mbajmë zgjedhjet kjo do të ishte e shkëlqyer, por para se gjithash opozita duhet të pajtohet me modelin e tillë të votimit. Në vendet ku votohet në këtë mënyrë, së pari harmonizohet me ligj, ndërsa opozita konfirmon se pushteti dhe organet shtetërore të cilat i zbatojnë zgjedhjet atë e kanë bërë në mënyrë mjaft të sigurt dhe korrekte për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje”, theksoi Zaev në intervistë për Telma.

Ai tha se pajtohet me idenë për vazhdim të ditës së votimit në lidhje me orën kur votohet.

“E saktë është se në zgjedhjet e deritanishme votimi ishte nga ora 7-19. Por duke e marrë parasysh se tani flasim për zgjedhje në qershor, ndërsa sipas kalendarit nga 21 qershori është verë. Askush nuk mund të tregojë pse jo nga ora 6 por nga 7 dhe pse jo deri diku në orën 22 ose 21 në mbrëmje. Nëse mbahen deri në orën 22 do të kemi tre orë në mbrëmje dhe një në mëngjes, që do të ketë katër orë hapësirë për votim”, sqaroi lideri i partisë qeveritare.

Në lidhje me votimin në kushte derisa ende ka prani të koronavirusit, Zaev potencoi se në mënyrë thelbësore nuk do të ndërrohen shumë punë në votim, sepse, siç tha, edhe deri tani ka pasur kujdes në vendvotime, pa grupime dhe ruajtje të rendit.

“Në vendvotime edhe në rrethana normale, përkatësisht pa gjendje të tillë siç është me koronavirusin, neve nuk na lëshojnë të hyjmë derisa të dalin ata që votojnë ose të grupohemi nëpër korridore sepse është e mundur të ketë ndikim mbi votuesit. Edhe këtë herë do të jetë ashtu. Do të dihet distanca e përcaktuar prej 1.5 deri në 2 metra, aq sa është sipas komisionit shëndetësor, mbajtja e maskave etj. Brenda duhet të hyjmë me dhënien e letërnjoftimit nga distanca, gjatë legjitimimit do ta largojmë maskën pastaj e kthejmë prap dhe më tutje kalojnë veprimet standarde. Në hyrje dhe në dalje dezinfektimi, ndërsa nëse duhet shteti edhe të blejë stilolapsa atë do ta bëjë, do të blejë një milion e 800 mijë stilolapsa që përafërsisht kushton 150.000 euro”, tha Zaev.

Ai theksoi se përveç votuesve edhe bordi i votimit duhet të mbrohet dhe se pret për atë të shprehet Komisioni i shëndetësisë se si mund të zbatohet e gjithë kjo.