Zaev: Të gjithë të angazhohemi që t’i ruajmë vendet e punës

Shpërndaje

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dërguar urim me rastin Ditës Ndërkombëtare të Punës. Ai bën apel që të gjithë të angazhohen që të ruhen vendet e punës në këtë kohë.

“Për shkak të pandemisë globale, këtë vit, Ditën e Punës e shënojmë në rrethana të jashtëzakonshme, në të cilat solidariteti dhe marrëdhënia me të tjerët, ndaj punëtorëve është baza e moralit tonë. Në gjithë botën është treguar solidaritet që nuk është parë ndonjëherë, kjo ndodhi edhe tek ne”.

“Tani është fer dhe e drejtë që gjitha kompanitë të sigurojnë të ardhura me dinjitet për punëtorët e tyre për t’i mbajtur në punë, edhe përmes ndihmës së siguruar nga shteti”, shkruan Zaev.

Ai shton se punëtorët janë motori i ekonomisë, si dhe i falënderon për përpjekjet dhe solidaritetin e treguar.