Zaev: Zgjedhjet të mbahen në mesin e muajit qershor

Shpërndaje

Pas takimit me partnerët e koalicionit “Mundemi” e udhëhequr nga LSDM, është konfirmuar propozimi për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në mesin e muajit qershor.

Këtë në konferencë për shtyp e tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tha se ky është qëndrimi i koalicionit me të cilin do të shkojnë të martën në takim të liderëve me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski.