Zekiri: Mickoski nëse frikësohesh mund mos marrësh pjesë në zgjedhje

Shpërndaje

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri i ka thënë liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoskit se nëse frikësohet atëherë të mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Mickoski për shkak se ke frigë lirisht mundesh mos të marrësh pjesë në zgjedhje. Vendi ynë duhet të ketë Kuvend dhe institucione funksionale”, shkruan Zekiri në profilin e tij në rrjetet sociale.

Reagimi i Zekirit vjen pas takimit të dytë të pasuksesshëm të liderëve të partive, të cilët nuk arritën të merren vesh për datën e zgjedhjeve, pasi që LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë propozime diametralisht të kundërta.