Zero raste të reja, Mali i Zi i thotë lamtumirë Covid-19 dhe vendos të hapë sezonin turistik

Shpërndaje

Mali i Zi ishte një ndër vendet që u prek më pak nga koronavirusi në rajon.

Ndonëse me numër të paktë rastesh shteti i vogël fqinj ka vendosur që të mos humbasë kohë dhe të hapë sezonin turistik pasi për disa ditë me radhë, nuk ka asnjë të regjistruar të infektuar nga koronavirusi.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 176 mostra të tjera u analizuan deri pasdite, mes të cilave nuk pati raste të reja të infeksionit.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë nuk ka ndryshuar dhe arrin në 324, dhe numri i të shëruarve është 307.

Aktualisht, sipas informacionit zyrtar, janë tetë pacientë që po trajtohen me Covid-19.