Zhbogar: Më 4 maj do të publikohet iniciativa e BE-së për kurën dhe vaksinën për Covid-19

Shpërndaje

Më 4 maj do t’u publikohet iniciativa liderëve botërorë, bizneseve nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lajen.

Kjo iniciativë parasheh përkrahje financiare nga Bashkimi Evropian për të zbuluar kurën dhe vaksinën kundër virusit Covid-19, njoftoi ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar në emisionin “EU Click”.

“Bashkimi Evropian do ta mbështesë më shumë hulumtimin dhe shkencën që të zbulohet kura dhe vaksina sa më shpejtë të jetë e mundur. Prandaj, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lajen prezantoi iniciativën për reagim global ndaj virusit korona, një iniciativë që më 4 maj do t’u drejtohet liderëve botërorë, bizneseve, qytetarëve, shkenctarëve…. këtë iniciativë po e bëjmë bashkërisht me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe me Melinda dhe Bill Gejtsin…”, tha Zhbogar.

Për këtë, bëhet përpjekje për që të grumbullohen 7.5 miliardë euro për hulumtim.

Më poshtë ju sjellim disa deklarata nga ambasadori i BE-së në RMV, Samuel Zhbogar: