Ziadin Sela: Ku mbeti e vërteta për Harun Aliun!

Shpërndaje

Para pesë vitesh kam thënë se “bombat” nuk do të kishin asnjë kuptim në qoftë se opinioni i brendshëm dhe i jashtëm nuk do të dëgjonte prapaskenat e “Monstrës”, “Sopotit”, “Radushës”, “Harun Aliut”, “Brodecit”, “Aferën e armëve”, “Radishanit”, e shumë e shumë të tjera. Sot mbushen 10 vite që kur e vr*anë Harun Aliun bashkë me shokët e tij.

Harun Aliu, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i njohur ndryshe me emrin Komandant Kushtrimi. 12 maji i vitit 2010 ishte një ditë e kobshme për Harunin dhe shokët ata i vr*anë! Në atë kohë u ngritën shumë mendime, dilema dhe dyshime se ju është ngritur kurth për eliminimin Harun Aliut dhe shokëve të tij.

E vërteta për vr*asjen e Harun Aliut edhe sot e kësaj dite , edhe pas 10 viteve vazhdon të mbetet i zbehtë për të gjithë! Nuk do t’i falë Toka ata që e eliminuan Harunin dhe duhet të del e vërteta në pah! Lavdi!

Ziadin Sela