Ziadin Sela: Letra publike që i kam dërguar Pendarovskit vlenë edhe për Ali Ahmetin

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në një intervistë për Televizionin Shenja ka folur për aktualitetet politike, pandemia dhe letra e Aleancës drejtuar Presidentit Pendarovski.

Kryetari Sela ka thënë se është normale reagimi i çdokujt kur i kontestohet një e drejtë siç është përdorimi i gjuhës amtare.

Sela ka thënë: Më bëri përshtypje mënyra e reagimit të Presidentit ndaj deklaratave të autoriteteve Bullgare lidhur me gjuhën maqedonase.

Reagimi im, kishte të bënte me ligjin për gjuhët në Maqedonine Veriut, në rastin konkret tani edhe maqedonasit po e shijojnë ndjesinë e kontestimit të gjuhës amtare.

Prandaj, Aleanca ka reaguar me një letër publike, por kjo letër vlen edhe për Ali Ahmetin si pjesëmarrës në Qeveri që e ka për detyrë të implementojë ligjin për gjuhët për të cilin kështu si është nuk jemi të kënaqur dhe insistimi jonë është që përkufizimi ,,gjuha që e flasin mbi 20% dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja” të zëvendësohet me “Gjuha shqipe” edhe atë me ndryshime kushtetuese.