Ziadin Sela: Liderët duhet të ulën pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Shpërndaje

Ziadin Sela pas përfundimit të takimit të liderëve shpjegoi se përse data e propozuar nga Aleanca për Shqiptarët bashkë me partnerët e koalicionit Alternativën, zgjedhjet duhet të mbahen më 26 korrik.

Ziadin Sela tha se liderët duhet të ulën pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. KSHZ nuk mund të organizojë zgjedhje në afat prej 22 ditësh pas përfundimit të gjendjes së jashtzakonshme. OSBE/ODIHR janë të gatshëm të monitorojnë zgjedhjet por duhet të përcaktohet data dhe të kihen parasysh protokollet shëndetësore dhe mbyllja e kufijve. Për këtë arsye ASH vlerëson se zgjedhjet duhet të mbahen në fund të korrikut. Sela tha se ndodhemi në situatë hipotetike.

“Në këtë periudhë ne do të japim kohë që ky trend pozitiv rreth shpalljes së fitores ndaj koronavirusi dhe si rezultate do të kemi më pak të infektuar dhe do të jetë më pak rrezik për qytetarët. Misioni ndërkombëtare do të mund të jetë prezent ngase do të hapen kufijtë dhe do të mund të vëzhgohen zgjedhjet që është një gjë shumë e rëndësishme. KSHZ do të ketë afate e nevojshme në mënyrë që të hapen listat në rishqyrtim për të mundur të zgjedhin edhe ata qytetarë të cilët i kanë mbushur 18 vite” tha Sela,

VIDEO