Zjarr i fuqishëm në një qendër tregtare në Shkup (Video)

Shpërndaje

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer pas mesnate në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup.

Raportohet se zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 dhe se flakët masive kanë përfshirë kryesisht kafeterinë e njohur “Fontana”.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke tentuar që të fikin zjarrin.

Kjo zonë është bllokuar nga policia dhe se MPB gjatë ditës pritet të dal me detaje.