Zv.kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov: Më shumë maqedonas ka në Bullgari se në Maqedoni, shqiptarët janë popull shtetformues

Shpërndaje

Zv.kryeministri bullgar Krasimir Karakaçanov, në një intervistë për “Kjo është Bullgaria”, ka deklaruar se në Bullgari ka më tepër maqedonas se sa në vet Maqedoninë.

Ai për këtë temë u nxit nga deputeti i Maqedonisë, Ilija Dimovski, si kryetar i grupës për bashkëpunim mes parlamenteve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ai para disa ditëve publikoi letër të hapur deri tek Karakaçanov dhe euro deputeti Andrej Kovaçev.

Karakaçanov shprehet se ai me një koment të tij ka tronditur maqedonasit dhe se komentin e tij nuk e kishte publikuar asnjë medium maqedonas.

Karakaçanov shton se po përpiqet të falsifikojë historinë bullgare por kjo më tepër po e përçanë shoqërinë.

“Para disa ditëve, ish kryeministri Nikolla Gruevski shkroi një interpretim të gjerë në internet, ndërsa unë u përgjigja me argumente. Fakte para të cilave edhe Zoti heshtë. Dhe kjo nuk u publikua nga asnjë sajt apo medium maqedonas. Por, numri i leximeve të këtij komenti ishte mbi 36 mijë njerëz nga Maqedonia, deri më 2 maj. Si duket kjo temë shkaktoi debat dhe iritim. Si duket e ndeza dikë seriozisht, por në fund, e vërteta lindë në debat. Ata nuk fitojnë asgjë me këto reagime shizofrenike. Ata humbin. Gjithsesi, është e qartë se kjo politikë e politikanëve në Maqedoni në 30 vitet e fundit, përshkak se Maqedonia është shtet i pavarur, kjo politikë e imponimit të identitetit artificial me një identitet të ri maqedonas, me histori të falsifikuar bullgare nuk është e mirë. Përkundrazi, kjo e përçanë shoqërinë”, thotë Karakaçanov.

Siç shton ai, gjatë kohës së komunizmit, kur Tito e imponoi idenë për kombin maqedonas, njerëzit ishin të ndarë në bullgar dhe maqedonas, por nuk e kontestuan prejardhjen, gjuhën dhe kulturën e tyre sllovene. Ishte partia e Gruevskit, DPMNE që më tej e përçau popullin.

“Ata që janë bullgarë janë bullgarë, ata që u ndjenë maqedonas u ndanë në maqedonas-sllovenë dhe maqedonas antik. Dhe shohim se rezultatet e kësaj politike janë katastrofale. Popullata maqedonase mund të thuhet se po bie, faktorët shqiptar po marin gjithnjë e më tepër dominim. Madje edhe Kushtetuta e Maqedonisë është ndryshuar disa herë, ndërsa sipas Kushtetutës së tanishme, është e pamundur të formohet Qeveri nëëse nuk mer pjesë një nga partitë shqiptare”, thotë Karakaçanov./Zhurnal.mk