Zyrtari i lartë i LDK-së: Vjosa Osmani nuk është më në LDK, e ka zgjedhur Albin Kurtin!

Shpërndaje

Kundërshtimi që Vjosa Osmani i bëri rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe koalicionit të ri qeverisës me AAK e Nisma, ka bërë që zyrtarë të LDK-së, kryetaren e Kuvendit mos ta shohin më pjesë të LDK-së.Madje, sipas tyre, Osmani tashmë e ka zgjedhur Albin Kurtin para LDK-së. Zyrtari i lartë i LDK-së, Haki Rugova, tha për GazetaBlic se Vjosa Osmani nuk do të detyrohet që “me zor” të rrijë në LDK, madje sipas tij, ajo nuk i takon kësaj partie më.

“Zonja Osmani ka thënë se edhe zogjtë e mali e dijnë për raportet e saj me Albin Kurtin dhe u kry puna, ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë që ekziston, ku mund të lejohet që dikush mund ta trajatojë atë në këtë formë, ekziston një logjik, dikujt mundesh me i dhanë diqka, por me i marrë me zor nuk mundesh”, tha Rugova për GazetaBlic.Mosmarrëveshjet e Osmanit dhe partisë së saj, kanë filluar qysh pas rrëzimit të qeverisë Kurti, kur ajo votoi kundër rrëzimit të kësaj qeverie.Përplasje të ashpra me Osmanin kishte pasur edhe bashkëpartiaku i saj, Agim Veliu, ku e kishte quajtur Osmanin si “Përkthyese të Thaçit”.

“Përkthyesja e Thaçit, e cila asnjëherë nuk ka guxuar të garojë në zgjedhje në komunën e saj dhe as në degën e saj, po ia konteston legjitimitetin qytetar një fituesi të 15 palë zgjedhjeve të njëpasnjëshme”, kishte thënë Veliu.

Ndërkohë, ministri në detyrë i FSK-së, Anton Quni ka theksuar se Osmani do të vazhdoj të qëndroj në LDK.Quni thotë se ka kërkuar nga Osmani ditën e mocionit një deklarim lidhur me pozicionin e saj pas votimit të mocionit.“Ditën kur është bërë votimi për shkarkimin e Qeverisë unë e kam shfrytëzu një moment por ai është një ndër momentet më të rëndësishme ku unë kam kërkuar nga ajo një deklarim çka pas momentit kur qeveria duhet me u largu, si është qëndrimi i saj brenda LDK’së ajo ka qenë kundërshtare që të shkarkohet qeveria, kjo temë kur është trajtuar brenda strukturave ajo e ka kundërshtu, ka pas mendime të ndryshme, parashikime te rreziqeve”, ka thënë Quni.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes thotë se Osmani i ka premtuar në mënyrë kolegiale që pamarrë parasysh se cka ndodhë, ajo nuk do të largohet nga LDK’ja.“Vlerësimi i saj ka qenë një ndër vlerësimet mat prera, edhe unë kam pas një dileme çka pasi të votohet mocioni, ajo më ka premtu në mënyrë kolegiale, shoqërore, që pa marrë parasysh çka do të ndodhë ajo do të mbetet brenda LDK’së e njoh si një kolege të fjalës, kam besim që e mban fjalën, sa do që sfidohet, sado që ka etiketime, po kalon nëpër situata tepër të vështira, e ka mbështetjen time, unë e vlerësoj, pa marrë parasysh se në disa çështje nuk pajtohemi, jam mëse i bindur që e ardhmja e zonjës Osmani është brenda LDK’së”, ka thënë Quni.