​Haxhiu: Pak do të zgjasë qeveria “Koti”, Kosovës i duhet qeveria Kurti

Shpërndaje

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në fjalimin e saj te mbajtur në manifestimin e organizuar më sheshin “Skënderbeu”, tha se Vetëvendosje është organizata që sot në 15 vjetorin e themelimit e gëzon mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Haxhiu tha se që prej kur garuan për herë të parë në zgjedhje, përballë kishin grupime e njerëz që keqpërdoren me pozitat e tyre.

“Abuzuan me detyrën zyrtare dhe e zhvaten pasurinë e Kosovës… Betejat tina shpesh ishin të vështira, përmes tyre qytetarët shikuan si mbrojen të drejtat e fituara me sakrificë… Kuvendit i dhamë frymën e debatit dhe mendimit, etikën e qëndresës dhe moralin e veprimit, e ngjallëm dinjitetin e përfaqësimit sepse hymë në Kuvend jo për tu reha ti ar brenda tyre por për ta transformuar Kuvendin( sepse opozita për ne nuk ishte vetëm debat por ishte edhe rezistencë”, tha Haxhiu.

“Zgjedhjet e viti 2019 Ishin fundi i PanHajnisë dhe fundi i pazareve. Ishin fillimi i një ndryshimi qe nuk mund të ndalet, e tha edhe Bujari, shumë pak do të zgjasë kjo qeveri Koti. Në zgjedhjet e vitit 2019 qytetarët e mbështetën Lëvizjen Vetëvendosje si subjektin e parë në Republikën e Kosovës dhe Kurtit i dhanë besim”, tha Haxhiu.

Ajo tha se qeveria Kurti ka arritur të dëshmojë se qytetarët e Kosovës mund të qeverisën ndershëm.

Tha se luftuan kundër korrupsionit që sipas saj ja kanë zënë frymën vendit dhe institucioneve.

Në fjalimin e saj, Haxhiu tha se qeveria Kurti ishte e qytetarëve.

“Nuk ju përshtat vetëm atyre që nuk u ngopën kurrë se përfituari pandershëm. Kosova tani drejtohet nga një qeveri që nuk ka mbështetje popullore, një qeveri ilegale, nga një kryeministër i Hashim Thaçit, që votën e fundit ja siguroi një president helaq”, tha ajo

Ajo tha se janë te bindur që zgjedhjet do të mbahen shpejtë.

“Nuk duam qeveri Koti, duam Qeveri Kurti”, tha ajo.