A do të ketë sivjet dasma? Ja si përgjigjet ministri (Video)

Shpërndaje

Së shpejti do të hapen edhe restorantet që merren me organizimin e dasmave dhe ahengjeve të tjera. Kështu njofton Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai shtoi se për këtë gjë është diskutuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, por deklaron se ende nuk ka protokolle konkrete se si ato do të funksionojnë.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Kjo temë u diskutua dje në seancën qeveritare, ku ne e udhëzuam ministrin e Shëndetësisë të dorëzon një propozim nga Komisioni për Sëmundje Infektive për miratimin e protokolleve të reja, veçanërisht për këtë pjesë dhe këta sektorë. Ne presim që sot ose nesër më së voni të marrim propozimin dhe sigurisht që do t’i miratonim si Qeveri, duke pasur parasysh që hotelet nuk janë të mbyllura sipas vendimit të qeverisë. Sa i përket ambienteve hotelerike që organizojnë dasma, sigurisht që presim propozimet dhe sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Jam i bindur që jo deri në fund të vitit, por shumë më herët edhe ky sektor do të mund të funksionon”.

Ministri Bekteshi tha se po bisedohet edhe për mënyrën e punës së hoteleve dhe shtoi se për momentin ende nuk ka të dhëna zyrtare në lidhje humbjet që kriza Covid-19 i ka shkaktuar këtij sektori. Kurse deri të premten thotë se hotelierët do ti publikojnë ofertat e tyre për qytetarët që do të shfrytëzojnë vaucherin për turizëm.

“Përqindje momentalisht nuk kemi, sespe i kemi gjeneralisht të gjitha numrat nga ana e të ardhurave të shtetit. Ndërsa sa i përket masave, tashmë disa herë i kemi prezantuar. Tashmë presim deri në fund të javës, më saktësisht të premten të informojmë të gjitha qytetarët që punojnë me të ardhura të ulëta. Për këtë u vu në funksion edhe platforma, ku të gjithë hotelierët do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre që të gjithë qytetarët që do të fitojnë vaucher prej 6000 denarësh, do mund ti përdorin nga 15 korriku deri në 15 dhjetor 2020”.

Bekteshi, në konferencën e sotme për shtyp, njoftoi se do të vazhdojë ndihma financiare prej 14.500 denarësh, për të gjithë punëtorët edhe do të vazhdoj edhe për një muaj shtesë./shenja/