A propozon BDl-ja “Kryeministër Shqiptar” vetëm për të dobësuar pozitat e Lëvizjes BESA në qeverinë e ardhshme?!

Shpërndaje

Në 18 vjetorin e themelimit të BDl-së, kreu i kësaj partie doli me propozim interesant dhe të pa pritur për opinionin. Pas 18 viteve dështim dhe mos plotësim të kërkesave të shqiptarëve, BDl dhe Ali Ahmetit mundohen të luajnë me kart “populliste” se në RMV duhet të ketë kryeministër shqiptar. Vetëm një vit më parë, në vend u mbajtën zgjedhjet presidenciale, BDl-ja e Ali Ahmetit mbështeti një kandidat maqedonas, duke u shprehur aso kohe Ahmeti se “ende është herët të flitet për president shqiptar në vend”. Ideja e sotshme për kryeministër shqiptar e plasuar nga Ahmeti, ngjalli reagime të shumta në opinion se si është e mundur vetëm brenda një viti “të piqen” kushter për kryeministër shqiptar.

Ish kryeministri Zoran Zaev tha se mandatar apo kandidat për “kryeministër është ai dhe nëse BDl vendos këto lloj kushte, ajo do të jetë në opozitë ligjestlaturën e ardhshme”. Edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami njëherit edhe partneri i koalicionit parazgjedhor i LSDM-së, deklaroi se “në vend gjithsesi do të ketë kryeministër shqiptar, por jo nga radhët e BDl-së, sepse brenda këtij subjekti ka njerëz të korruptuar dhe kriminalizuar”.

Por, a është ky propozim i BDl-së ‘folklorist’ dhe për t’ja dobësuar pozitat Besës në qeverisjen e ardhshme?!

Që kur u bë ky koalicion parazgjedhor në mes Besës dhe LSDM-së, BDl-ja e sheh si rrezik potencial, duke e ditur se të dy liderët, Zoran Zaev por edhe Bilall Kasami kanë premtuar se vet do t’i fitojnë 61 mandate dhe do ta formojnë qeverinë të vetëm. Ky propozim i Ahmetit, mund të jetë edhe parapërgatitje që pas 18 vitesh t’i kthehet opozitës, duke kërkuar alibi, se nuk ka kryeministër shqiptar. Se çka do të ndodhë më tutje, opinion është në pritje./gjurmë.info/