Afrim Muçiqi: Nëse nuk na lejohet puna, do t’i mbajmë dasmat në shesh apo livadhe

Shpërndaje

Përfaqësues të estradës, gastronomisë dhe aktiviteteve të tjera të ndërlidhura me organizimin e dasamave sot në ora 12:00 do të takohen me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, për të parë mundësinë e hapjes së këtyre aktiviteteve, shkruan Reporteri.net.

Ky takim u aranzhua pasi ata kishin dalë për të protestuar.

Ministri Zemaj doli para tyre dhe kërkoi që të shkojnë në zyrë dhe të bisedojnë.

“Zgjidhni 10 përfaqësues ejani në Ministri dhe bisedojmë sa të doni. Shihemi në takim”, tha Zemaj.

Muçiqi ka thënë se para se të fillojë ky kundërshtim nga ana jonë, ne dhe gastronomia, paraprakisht ia kemi bërë një kërkesë Qeverisë.

“Në ora 12:00, një delegacion i joni do të shkojë në takim dhe do të shohim si fillon puna sepse është një dëm i madh. Edhe ne duhet të punojmë si gjithë të tjerë sepse përfshihen shumë biznese si estrada, gastronomia, dekoret etj.”, ka thënë Muçiqi para medieve.