Ahmeti: Kandidati shqiptar për kryeministër do të jetë figurë mbipartiake (Video)

Shpërndaje

Kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti, ka thënë se janë në bisedime me pjesën akademike dhe shoqërinë civile dhe spektrin politik shqiptar në Maqedoni të Veriut për nxjerrjen e një kandidati për kryeministër.

“Idenë e kemi që kandidati të jetë një figurë mbipartiake”, është shprehur Ahmeti, njofton Klan Kosova.

“Akoma nuk kemi arrit… janë disa emra me të cilët jemi në komunikim dhe nuk dua që tash ta shpalos këtë punë. Në ditën e parë të fushatës do të jemi me kandidat”. Ahmeti në Rubikon ka theksuar se duan që ua bëjnë me dije komunitetit maqedonas që ata bashkërisht janë pjesë e shtetit.

“Këtu akoma ka paragjykime sidomos te komuniteti maqedonas, ndaj shqiptarëve dhe pronësisë së shtetit., Akoma mendojnë se ky shtet është pronë e komunitetit maqedonas. Këtë ua kemi bërë më 2002 se dalzotës do të jemi të dy palët. Shqiptarët nuk mund të jenë qiraxhi në shtëpi të veta. Denbabaden kemi jetuar në këto troje. Shqiptarët janë bashkëpronarë dhe që mund ta drejtojnë edhe shtetin. E drejta për qeverisje është edhe e shqiptarëve”.

“Kemi arritur në momentin që tani është momenti për të dalë me kandidat për kryeministër shqiptar. Në këtë garë të demonstrojmë, ta paraqesim platformën tonë, sepse ai kryeministër do të jetë i të gjithë qytetarëve”.

“Do të dalim të garojmë me kandidat vërtetë cilësor që të bëjmë kthesa edhe të bashkëqytetarët tanë maqedonasë, të përgatitur i nivelit të lartë, le të gjykojnë pa paragjykime se edhe një shqiptar drejton në këtë vend. Pikërisht kjo është sprovë edhe për komunitetin maqedonas që të mos bëhen gabimet si në të kaluarën”.