Aktivisti i Vetëvendosjes thotë se u gr.ushtua nga truprojat e Thaçit (Video)

Shpërndaje

Truprojat e presidentit Hashim Thaçi kanë arrestuar dhu*nshëm sot qytetarin Veron Hasani, i cili iu referua presidentit si ‘Hajn’. Pas kësaj, Veroni është deklaruar para mediave ku tha se tashmë ka dhënë dëshminë e tij në Inspektoratin Policor, ku theksoi se ndaj tij është përdorur dhu*në dhe se ka kërkuar trajtim shëndetësorë në QKUK.

“Me dëshmu që Qeveria Hoti bashkë me presidentin Thaci kanë filluar dhu*nën ndaj qytetarëve, ata padrejtësisht e vodhën vullnetin e qytetarëve dhe truprojat e Thaçit erdhën në drejtim timin dh shokëve që ishim bashkë dhe na sul*muan. Ata kanë përdorur dhu*në fizike ndaj meje, kemi shkuar në QKUK për trajtim dhe pas kësaj siç e tha edhe avokati, dot ‘i ndjekim penalisht për dhu*nën që kanë ushtruar ndaj një qytetari të Kosovës. Jo, s’kam pasur komunikim verbal ata kanë ardhur drejt meje pa e ditur se kush janë në të vërtet, pa u prezantuar se janë polic të Kosovës, apo Mbrojtja e Afërt e Thaçit. Ka qenë me e dëshmu vullnetin e qytetarëve se ai është hajn kaq”, tha ai.

Tutje ai shtoi se është pyetur lidhur me sul*min nga truprojat dhe kanë marrë dëshminë e tij.

“Jam pyetur për sul*min që më kanë bërë truprojat dhe kanë marrë dëshminë time . Në momentin kur më kanë gjakos, pasi që më kanë futur në kabinë thanë që mos e lyj fytyrën mos bë makijazh me gjakun tënd në fytyrën tënde, kjo ka qenë deklarata nga Mbrojtja e Afërt e presidentit. Kanë marrë faculeta edhe më kanë fshi gjakun, tek kabina tek Presidenca aty. Ma kanë fshi fytyrën me këto faculeta dhe i kanë fut në një shportë aty afër, faculetat me gjak. Qytetarët e Kosovës janë të kërcënuar nga Qeveria Hoti, nga marrëveshjet e ndyta me Serbinë dhe marrëveshjet e ndyta brenda territorit të Kosovës. Kërcënimi më i madh vjen nga Qeveria Hoti dhe Thaçi”, shtoi ai.