Aktori Çun Lajçi nënshkruan peticionin për zgjedhje të reja

Shpërndaje

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi ka nënshkruar peticionin për zgjedhje të reja.

Ai vazhdimisht ka komentuar zhvillimet politike në vend, e si duket zgjedhjet e reja po i sheh si zgjidhje të “ngërqit” politik.

Peticioni ‘Duam Zgjedhje!’ është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje deri dje ka mbledhur mbi 45 mijë nënshkrime. LVV ka deklaruar se ky peticion t’i kthej të gjitha rekordet e nënshkrimeve të peticioneve që nga paslufta.

Aktori shihet në një fotografi teksa nënshkruan peticionin.
Mbledhja e nënshkrimeve potencialisht është paraparë që të zgjasë për 30 ditë, pra një muaj, ndërkaq pas një muaji do të publikohet numri i nënshkrimeve të mbledhura.

Peticioni do t’i dorëzohet institucioneve vendore, ndërkaq do tu dorëzohet edhe institucioneve ndërkombëtare.