Aliu: Në politikë është me rëndësi se kurrë dhe si “ëndërrimtari rrëfen ëndrrën” !

Shpërndaje

KOHA jo vetëm se është por edhe ka qenë që moti për Kryeministër shqiptar.dhe kjo nuk është ËNDËRR, por E DREJTË legjitime dhe politike e sovranitetit shqiptar…Edhe përkundër frymës metaforike, e drejta nuk mund të fitohet duke filluar nga ëndrra, por duke strukturuar sitem jurdiko-poltik dhe politika publike përkatëse në vendë.

Zatën, kjo “ËNDËRR” është e kahmotshme e thënë dhe e shkruar shumë më parë, por për shumë arsye ka mbetur “zhgëndër”.

Pra, ndaçi si ide, ndaçi si e drejtë apo si ëndërr, ,,KRYEMINISTËR I PARË SHQIPTAR,, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë kontestuese.

Po KONTESTUESE mund të jetë steretipizimi dhe diskursi pompoz por pa përmbajtje i z.Ali Ahmeti, sot drejtuar anëtarisësë dhe opinionit më të gjërë.Thjesht z.Ahmeti vetëm vuri në dijeni se kjo është vetëm një “ëndërr” se nuk është ide e BDl-së dhe se është mbi partiake.

Dhe krejt ky kamuflim në opinion shpërfaqi dilemën se z. Ahmeti, këtë ËNDËRR e ka parë SY ÇELË apo në GJUMË . Sepse është shum me rëndësi se kurrë dhe si ëndërrimtarri rëfen ëndrrën!(q/a)