Altrim Mamuti zëvendësshef i shtabit qendror zgjedhor të Lëvizjes BESA

Shpërndaje

Lëvizja BESA përmes një postimi ka bërë të ditur se Altrim Mamuti, ish-kryetari i ASH-së në Tetovë është zgjedhur në detyrën e zëvendës shefit të shtabit qendror zgjedhor të Lëvizjes BESA.

“Për shkak të koordinimit më të mirë të strukturave partiake dhe gjithë atyrë që për çdo ditë i japin mbështetje Lëvizjes BESA dhe këtij koalicioni fitues, së bashku me Altrim Mamutin u dakorduam që ai të kryejë detyrën e zëvendës shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor. Na priftë e mbara drejt suksesit të ardhshëm.”, ka shkruar Arjanit Hoxha, sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, njëherit edhe shefi i shtabit zgjedhor të kësaj partie.