Anketa e fundit/ Koalicioni LSDM – BESA fitues i zgjedhjeve të 15 korrikut

Shpërndaje

Një anketë e realizuar në fund të majit dhe fillim të qershorit tregon se koalicioni LSDM-BESA po kryeson me 4% përpara koalicionit VMRO-DPMNE. Përqinjda, është – 20 kundrejt 16. Në bllokun shqiptar një epërsi të lehtë ka koalicioni i ASH-AAA para BDl. Sipas sondazhit, ASh + AAA do të fitonte 6.2 përqind, dhe BDl është pas tyre me 5.9 përqind.

Në pyetjen: “Cila parti do t’i fitojë zgjedhjet” – 23.8 përqind u përgjigjën se do të jetë koalicioni i LSDM-së dhe Besës, ndërsa vetëm 12.5 përqind se do të jetë koalicioni i VMRO-DPMNE-së. 47 përqind nuk e dinin se cili do të jetë rezultati.