Anketa e IRI-t: Sela vs Ahmeti, kush është më i ‘forti’?!

Shpërndaje

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gëzon mbështetje më të madhe qytetare se sa oponenti i tij politik lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kështu thonë rezultatet e anketës rajonale të realizuar nga Qendra e hulumtime të mendimit publik pranë Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) nga SHBA-ja.

Në pyetjen, se cilës parti politike apo personaliteti publik më së shumti i besoni, 8% e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut janë përgjigjur se i besojnë Zoran Zevit, i pasuar nga Hristijan Mickoski me 7%. Rezultatet e kësaj ankete po ashtu zbulojnë edhe dy aspekte interesante: njëri është se ish-kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski radhitet i treti sipas besueshmërisë me 2%, ndërsa Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela gëzojnë mbështetje të barabartë prej 2%./KOHA