Arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore në Shqipëri

Shpërndaje

Këshilli politik në Shqipëri ka arritur dakordësinë për administrimin e zgjedhjeve të ardhshme. Pjesë e dakordësisë mes palëve për administrimin zgjedhor është edhe ri-formatimi i KQZ. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, nënkryetari nga opozita. Puna e Këshillit Politik nuk ka mbaruar. Ndërkohë puna do të vijojë për çështjet e tjera në Këshill, që nuk kanë të bëjnë me administratën zgjedhore.

Për sa u përket përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nuk i kanë kursyer akuzat për PS, sipas së cilëve tentuan që të kapin komisionet, por pasi nuk ia dolën, u tërhoqën pas.

“Opozita propozoi zgjidhjen për depolitizimin e administratës, që u refuzua. Administrata zgjedhore do të mbetet sic ka qene dhe kjo formulë që do të aplikohet do të bëhet pas zgjedhjeve. U përpoqë që të kapte komisionet zgjedhore, u përpoq t’i kapte, nuk ia doli dot dhe u tërhoq”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është shprehur se të gjithë palët politike kanë hequr dorë nga diçka dhe në këtë mënyrë u arrit marrëveshja.