Arta Memedi sërish ‘diss’ Taynës: Është një kukull që e kanë nxjerrë në teatër dhe ka bërë çfarë e kanë urdhëruar

Shpërndaje

Prej vitesh daton një konflikt mes reperes Tayna dhe koleges së saj nga Maqedonia e Veriut, Arta Memedi.

Në vitin 2018 ato thumbuan njëra-tjetrën në këngët e tyre, teksa më pas u tha se i shuan këto mosmarrëveshje me njëra-tjetrën.

Pavarësisht të gjithave, “diss”-at për njëra-tjetrën duket se ende vazhdojnë.

Ka qenë Arta Memedi ajo e cila në një intervistë për “Vizionin e Pasdites”, ka treguar se kënga e saj “Shote Galica” është një kundërpërgjigje për reperen nga Prizreni.

E ngacmuar nga prezantuesja e emisionit, Evi Reçi, ajo bëri të ditur se është fjala për Taynën, të cilën nuk ka hezituar ta quajë si një kukull skene.

“Thonë që kur Titaniku është fundosur është harruar. Ndodhin këto gjëra në karrierë . Nuk ka qenë një përleshje me të, por më shumë një problem ndërmjet që ka ndodhur me menaxherin e saj. Ajo më është dukur si një kukull që e kanë nxjerrë në teatër dhe e kanë bërë çfarë e kanë urdhëruar ata nuk e marr shumë personalisht. Kënga “Shote Galica”, është një këngë si kundërpërgjigje për shkak se kam qenë shumë e bllokume me koncerte, për shkak që kemi pasur edhe probleme personale dhe është përfshirë me punën e biznesit. Nëse dikush ta merr bukën normale që ti reagon dhe reagimi im ka qenë për atë aspekt”, është shprehur Arta përgjatë emisionit.

Përkundrejt këtyre deklaratave, duket se Tayna ka vendosur të mos reagojë një herë për një herë lidhur me këtë çështje.